Juventus është vendosur në qendër të hetimeve nga ana e UEFA-s në lidhje me Fair Play-n financiar me bardhezinjtë që rrezikonin një pezullim nga aktivitetet europiane në një periudhë që mund të shkonte edhe deri në pesë vite.

Megjithatë, drejtuesit më të lartë të torinezëve dhe të UEFA-s duket se po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët me “Tuttosport” që thekson se Juventus është gati të heqë dorë nga pjesëmarrja e këtij sezoni në Conference League.

Një periudhë që mund t’i japë bardhezinjve kohën e duhur për të rregulluar bilancet dhe për të qenë gati për t’u rikthyer në mënyrën më korrekte në kompeticionet europiane. Këto tratativa janë në vazhdën e “zbutjes” së marrëdhënies së italianëve me UEFA-n teksa së fundmi, Juventus i dha lamtumirën edhe Superligës, një projekt i inicuar pikërisht nga ata në bashkëpunim me Barcelonën dhe Real Madrid.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMourinho, dorëheqje me e-mail: Jam i detyruar ta marr këtë vendim
Artikulli tjetërZyrtare: Zydrunas Urbonas kryetrajner i Sigal Prishtinës