Drita po kalon në një formë të jashtëzakonshme gjatë këtij edicioni në Superligë, me ç’rast skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi, është në rrugë të mirë të shpallet kampion për herë të dytë në histori të klubit, shkruan Korneri.net.

90 minuta e mbajnë larg trofeut Dritën, e cila zhvillon ndeshjen kryesore të vitit ndaj Prishtinës, rival i drejtëprdrejt për titull që poashtu ka apetitet e veta për trofeun e vitit në futbollin kosovar.

Duke ditur rëndësinë e takimit tashmë “Intelektualët”, prej ditësh po bëjnë përgatitjet e fundit për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e së dielës. Për ti dhënë motiv maksimal futbollistëve dhe gjithë skuadrës janë vendosur grafite në pjesë të ndryshme të qytetit, duke i dhënë një pamje mjaft të bukur ku mbizotëron frymë pozitive dhe duket se gjithçka është gati për festën e madhe. Por, mos të harrojmë janë edhe 90 minuta lojë!

Artikulli paraprakKapiteni mund ta braktis “anijen e mbytur”, shenjat e para të largimit të Bonuccit nga Milani
Artikulli tjetërEkskluzive: Ndeshja vendimtare Prishtina – Drita luhet në këtë stadium