Gazeta spanjolle  “Sport.es”,  njoftoi  se ka marrëveshje në parim  për një shkëmbim  të madh të lojtarëve në mes Juventus dhe Barcelona.

Kampionët italianë kanë kohë që interesohen për mbrojtësin e Barçës, Nelson Semedo, i cili është një nga lojtarët më constant që mund të luante në Itali sezonin e ardhshëm. Sipas këtyre burimeve, Barcelona u pajtua në parim për ofertën prej 25 milionë eurove dhe dy lojtarëve të tjerë, përcjell Korneri.net

Miralem Pjanić dhe Mattia De Sciglio, të cilët thuhet se tashmë janë pajtuar me kushtet e Barcës dhe nuk kanë asgjë kundër transferimit atje. Barca gjithashtu ra dakord për shumën e parave, dhe e vetmja gjë që mbetet para përfundimit të transferimit është marrëveshja midis Semedos dhe Juventusit për kontratën.

Pas gjithë kësaj që u shkru,  nuk pritet dhe nuk  duhet të ketë asnjë problem, andaj pritet që shkëmbimi i lojtarëve me ca par (në shirollogari të Juventusit,  marrëveshja pritet të finalizohet. /Korneri.net

Artikulli paraprakNga korriku me shikues!!! Kështu mendon ky shtet t’ia bëjë
Artikulli tjetërShtrohet në spital legjenda Alex Del Piero