Barcelona nuk ndalet në La Liga. Skuadra e Ernesto Valverdes ka bërë detyrën në duelin e javës së 12 ekipin e Leganes me rezultatin e thellë 0-3. Luis Suarez kaloi në avantazh katalanasit në minutën e 28, pas një gabimi të pafalshëm të portierit Kuellar.

Sulmuesi uruguaian u bë protagonist edhe në pjesën e dytë, duke shënuar një tjetër gol në minutën e 60 pas një gabimi të mbrojtjes së Leganes. Për të mbyllur llogarit mendoi Paulinho, i cili shënoi golin e tretë në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Barcelona mbetet në krye të renditjes me 34 pikë, 7 më shumë se Valencia dhe 11 më shumë se Reali, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Artikulli paraprakMan City i pa përmbajtshëm, Chelsea fantastike
Artikulli tjetërAdebayor si në kohërat e vjetra! Basaksehir “shuplakë” Gallatës