Nuk ishte Ronaldo dhe Bale, por edhe pa këta dy lojtarë Real Madridi tregoi se është skuadër e madhe dhe e denjë për të kaluar çdo pengesë. Mos të harrojmë se aty janë edhe yet tjera si Modric, Kroos, Bnezema, Morata dhe James Rodriguez, që mund ta bëjnë dallimin dhe pikërisht kolumbaini ishte ai që shënoi i pari në këtë ndeshje të vështirë, kurse rezultatin final e vuri Benzema i cili më vonë u zëvendësua me Morata.

Pas kësaj fitore Real Madridi mbetet lider në La Liga me 12 pikë, tri më shumë se rivali i përjetshëm Barcelona dhe Las Palmas që kanë mbledh nga 9 pikë pas katër javësh.

 

 

Artikulli paraprakLegia shkarkon Besnik Hasin
Artikulli tjetërRoma e humbi rastin, Fiorentina fitoi në fund