Pasi mposhti Trepçën 89 u mendua se skuadra e Llapit do të vazhdonte rrugën drejt kreut, po ekipi i drejtuar nga Batatina nuk arriti sot në Prizeren ndaj Lirisë të nxjerr më shumë se një barazim pa gola.

Realisht ishte skuadra e Lirisë ajo që kishte më shumë nga loja, madje arriti të godiste edhe shtyllën, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.

Është evidente se Llapi duhet të jetë më i përqëndruar nëse do kreun e tabeles apo dhe titullin kampiom edhe pse deri në fund ka mjaftë ndeshje për tu zhvilluar, kurse Liria me lojë të tilla shumë lehtë mund të stabilizohet në renditje dhe pse jo të synojë kreun.

Krejt në fund, në kuadër të xhiros së 16-të në Vala Superligë, Liria – Llapi 0:0.

Artikulli paraprakTrepça 89’ sërish lider në Vala Superligë
Artikulli tjetërTrepça fitoi në Pejë, nuk dorëzohen ende