Kontrata e re me klubin e vlefshme deri më 2021, mund të mos ketë aspak impact në klub.

Humbja 4:0 në Juventus në fialen e Coppa Italia që ka qenë humbja më e thellë e rosonerqëve në historinë e ndonjë finaleje, mund të jetë vetëm nisma a asaj që mund të pritet nga klubi në dy xhirot e fundit nëse nuk i fiton të dyja, përcjell Korneri.net

Për momentin Milan gjendet në zonën e Europa League, ka mbledh 60 pikë apo vetëm një më shumë se Atalanta kundërdhtari radhës dhe tre pikë më shumë se Fiorentina, me të cilën Milan e luan ndeshjen e fundit në San Siro.
Në rast se Milan e humbë duelin në Bergamo, gjasat për një vend në garat evropiane do të mimimizoheshin e bashkë me të shitja e shumë futbollistëve.
Kjo do të bënte ndryshime radikale në verë dhe bashkë me drejtorin sportiv Mirabelli mund të largohet edhe Genaro Gattuso, për të cilin rreth 1 muaj më parë thuhej se kishte ndryshuar fytyrën kuqezinjëve duke i dhënë një tjetër dimension skuadër por kanë mjaftuar disa ndeshje që gjithçka të kthehet në pluhur e hi dhe pozicioni i Gattusos që sapo ka rinovuar kontratën të vihet në pikëpyetje. /Korneri.net

Artikulli paraprakPortieri i Manchester City hyn në Librin e Rekordeve Guiness (Video)
Artikulli tjetërGriezmann te Barcelona, Diego Simeone habit me këtë deklaratë