Nisi pa asnjë befasi turneu Masters në Shanghai që po zhvillohet aktualisht në Kinë. Me tenistët e mëdhenj si Novak Djokovic, Andy Murray, Stanislas Wawrinka dhe Rafael Nadal, të gjithë të kualifikuar automatikisht, në ditën e parë vëmendja ishte te emra të tjerë si Jo Wilfried Tsonga dhe  John Isner. E pati shumë të thjeshtë duelin e tij të vlefshëm për raundin e parë francezi Jo Wilfried Tsonga i cili mposhti në dy sete gjermanin Florian Mayer. Vetëm  pesëgame humbi në total numëri 13 i Botës dhe favoriti numër nëntë për të triumfuar në Mastersin e Shanghait. Tsonga dominoi kundërshtarin e tij në 1 orë e 12 minuta lojë me shifrat 6-3, 6-2.

Pas suksesit ndaj Mayer tenisti francez në ruandin tjetër do të ketë përballë serbin Janko Tipsarevic. Pritej të ishte një ndeshje shumë e fortë ajo mes gjermanin Alexander Zverev dhe amerikanit John Isner, por nuk rezultoi aspak kështu sepse 21-vjeçari e dominoi përballjen në çdo aspekt. Zverev aktualisht numri 21 në Botë ishte thjeshtë i papërmbajtshëm duke triumfuar në 2 sete ndaj Isner me shifrat 6-4, 6-2 në vetëm 1 orë e 10 minuta lojë. Avancuan për më tej në Mastersin e Shanghait edhe emra të tillë si Vasek Pospisil, Victor Troicki, Steve Johnson dhe Benoit Paire.

Artikulli paraprakAncelotti flet për vetullën e tij! Nuk e leviz nga aksidenti, por..?
Artikulli tjetërLiverpool gati të “blindojë” Coutinho