Lukas Podolski ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja gjermane dhe përfituesi më i madh i këtij largimi rezulton të jetë Mesut Özil.

Mesfushori i Arsenalit ka marrë fanellën me numrin 10. Ai ka pranuar se kjo ka qenë dëshira e tij e kahershme, por sulmuesi ka përfituar gjithnjë nga fakti se ka luajtur më shumë ndeshje me “pancerat”.

Duke nisur nga përballja e nesërme me Norvegjinë për Eliminatoret e Botërorit 2018, Özil do të ketë fiks numrin që i përshtatet me pozicionin e tij si trekuartist.

Duke folur për gazetën e Mynihut, “TZ“, kampioni i botës rrëfeu emocionet e para të këtij ndryshimi.

Artikulli paraprakLajm befasues: Barcelona edhe zyrtarisht e rikthen në klub Ronaldinho-n
Artikulli tjetërKosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj Ukrainës