Arsenal duhet të bëjë llogari edhe së paku dy javë të tjera pa mesfushorin gjerman Mesut Ozil, shkruajnë mediat britanike. Ai është ende i sëmurë dhe jo në kushte optimale fizike për të luajtir 90 minuta të plotë.

Ozil nuk luajti që nga ndeshja e fituar e Arsenalit  ndaj WBA në Krishtlindje, kurse ishte  në tribunë në barazimin 3:3 kundër Bournemouth , që skuadra londineze regjistroi në kampionat. Mesfushori i kombëtares gjermane mori kritika për performancën e tij në humbjet ndaj Everton dhe Manchester City, që kushtëzuan dukshëm pretendimet për titullin.

Ozil nuk do të luajë në Kupën e Anglisë ndaj Preston North End, ndërsa në kampionat skuadra londineze do të rikthehet në fushë në 14 janar kundër Swansea.

Artikulli paraprakFIFpro u ka bërë vërejtje futbollistëve “Mos shkoni në Serbi”
Artikulli tjetërLuftë kineze me miliona euro dhe “molla e sherrit’ quhet Bacca