Trepça89 e prirë nga afrikani John John, pothuajse janë afër të prekin titullin e parë kampion i Kosovës. Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore shumë të vlefshme në “Riza Lushta”, me rezultat 2-0 ndaj Lirisë, për tu shkëputur në +9 pikë nga Feronikeli i cili u mposht dje nga Drenica.

Sërish dirigjent i fitorës së Zekrija Qazimit, ishte nigeriani John John, që realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë derisa tani ka arritur në kuotën e 20 golave.

Trepça 89 pas kësaj fitore ka 57 pikë, ndërkohë Liria mbetet në zonën e rrezikshme me 25 pikë, ku deri në fund do të duhet të luftojë ndaj Ferizajt dhe Dritës, që i vinë prapa për tu munduar ta fusin në zonën e barazhit.

Artikulli paraprakVIDEO/ Donnarumma bën gabimin e vitit, autogol qesharak i Milanit
Artikulli tjetërLlapi i’a vështirëson punët Dritës