Paris SG është larg, shumë larg skuadër më cilësore se Arsenali, por për të sayën herë më radhë po i kushton shtrenjtë qetësia e tepërt në lojë, mos serioziteti në momentet kur duhet e mos të flasim sa rastet i lëshojnë brenda 90 minutave lojë, dhe në vend se ta sigurojnë herët fitoren dhe atë bindëse, në fund luajnë baraz 1-1 në shtëpi.

Në fakt, ishte portiere Ospina që e shpëtoi Arsenalin nga debakli i madh duke ndal pesë herë lojtarët vendas kur ishin përballë tij, dhe ishte e sigurtë që herët apo vonë PSG do të dënohet nga i vetmi rast që do të vinin mysafirët.

Edinson Cavani shënoi pa kaluar minuta e parë e ndeshjes, më pas i lëshoi edhe tri raste të 100%, pas tije dhe Di Maria, dhe pas gjithë këtyre rasteve Alexis Sanchez e barazoi rezultatin për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë aspak të merituar, por futbolli është ky.

Shkodran Mustafi luajti tërë ndeshjen, kurse Granit Xhaka hyri në lojë në 20 minutat e fundit.

Më të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Basel dhe Ludogorets.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here