Trajneri i Shkëndijës së Tetovës Qatip Osmani dhe legjenda e Milanos, Fillipo Galli, kanë ndërruar fanellat e të dyja skuadrave pak para fillimit të ndeshjes së parë të play-offit në Europa League në San Siro, shkruan Korneri.net.
Osmani që edhe ashtu gjatë gjithë kohës ishte në shoqëri me Gallin, ishte i kënaqur me pritjen edhe gjatë ditëve të kaluara, ndërsa këtë foto e shfrytëzoi ta realizonte që t’i mbetet kujtim gjatë tërë jetës së tij, sepse pak shqiptarë kanë rastin të përballen me një gjigant evropian si Milan. /Korneri.net