Pas zhgënjimit në arbitrimin e ndeshjes Inter-Juventus, Daniele Orsato vijon të mos përfshihet në gjykimin e takimeve në Serinë A. Kështu pas pushimit në javën e kaluar, këtë fundjavë i është konfirmuar një tjetër pushim, sepse nuk i është dhënë asnjë nga 10 ndeshjet e vlefshme për javën e 37 të Serisë A.

I konsideruar si një nga arbitrat më të mirë të kampionatit, Orsato lihet jashtë në dy javë vendimtare të sezonit, ndërsa Liga e Futbollit në Itali ende nuk ka shpërndarë asnjë komunikatë nëse e ka pezulluar apo jo gjyqtarin.

Gjithsesi, këtë herë për të shmangur polemikat, Rizzoli e ka dërguar Orsaton në Katar, për të gjykuar një ndeshje të kampionatit atje, më datë 12 Maj dhe për të shmangur nisjen e polemikave mbi një pezullim të mundshëm.

/Supersport.al

Artikulli paraprakNë pritje të Botërorit, zbulohen trajneri më i paguar
Artikulli tjetërLoja më e mërzitshme e vitit