Aventura e Divok Origit në Milano po mbyllet pas vetëm një viti.
Sulmuesi u transferua me bujë te Milani, megjithatë ai nuk mundi të përshtatej furbollit italian, klubi do ta shesë në verë.
Sigurisht, me shitjen e tij Milani planifikon të ardhura të mira, pasi minimumin për kartonin e tij italianët kërkojnë 10-12 milionë euro.

Sipas raportimeve të medieve italiane, interes për Origin kanë shfaqur dy klube të Premier League, Aston Villa dhe West ham, por edhe disa klube në Superligën turke.