Milan e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Serie A.

Kampioni aktual, mposhti në San Siro Udinesen me rezultat 4-2, duke u bërë skuadra e vetme që shënoi kaq shumë gola në xhiron e parë të edicionit të ri, shkruan Korneri.net

Fitorja e Milanit nuk ishte lajmi i vetëm i mirë në shtëpinë e Rossonerëve, sepse sulmuesi belg Divock Origi, hyri menjëherë në histori të gjigantit italian dhe evropian.

Në fakt, njëri nga të inkuadruarit në lojë në pjesën e dytë, Saleamekers, Adli, De Katelare, Origi dhe Pobega, do të ishin shkruar me shkronja të arta dhe të paharruar në historinë mbi 120 vjeçare të klubit italian.

Megjithatë, Origi ishte njeriu special në këtë listë, pasi ai u bë lojtari i 1000-të, në histori të Milanit që luajti për kuq e zinjtë, duke u inkuadruar në lojë i treti. Një fat interesant dhe mjaftë i mirë për lojtarin që debutoi për skuadrën që drejtohet nga Stefano Pioli. /Korneri.net

Artikulli paraprakDajaku zbulon për “Koha Shtesë” katër lojtarët që janë bashkuar me Drenicën
Artikulli tjetërAsensio largohet nga Real Madrid? Mourinho e fton te Roma