Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror dhe me qëllim të vlerësimit të gjendjes fizike të gjyqtarëve, Komisioni i Gjyqtarëve do të organizojë testet fizike e të cilat do të mbahen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Orari është si vijon:
E diel me datë 18.02.2018 në ora 10:00 do të mbahen testet fizike për Gjyqtarët Kryesor të Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.
E hënë me datë 19.02.2018 në ora 10:00 do të mbahen testet fizike për Asistentë të Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.
E shtunë me datë 24.02.2018 në ora 10:00 do të mbahen testet fizike për të gjithë gjyqtarët dhe asistentët e kategorive tjera dhe gjyqtareve femra.