Xhiroja e dytë e Vala Superligës së Kosovës në futboll zhvillohet vikendin e ardhshëm, më saktë duke nis nga dita e premte ku Vllaznia e Pozharanit e mirëpret në Gjilan Llapin e Tahir Batatinës, shkruan Korneri.net.
Vllanzia e humbi duelin e parë dhe atë në minutën e fundit nga Feronikeli në Drenas, andaj kërkon pikët e para sezonale përballë Llapjanëve shumë të etur për suksesin e dytë.

Të shtunën zhvillohet tri ndeshje, dy prej të cilave do të jetë shumë interesante.
Liria e cila humbi befasisht nga Vëllanzimi në Gjakovë përkundër lojës më të mirë, kërkon triumfin e parë dhe atë ndaj kampionit aktual Trepça ’89.
Këtë xhiro luhet edhe derbi i qytetit Flamurtari-Prishtina, që gjithmonë ka sjell rivalitet të madh dhe lojëra të bukura, ndërsa Drenica e pret në shtëpi Vëllaznimin.

Të dielën luhen edhe dy ndeshje të fundit, Gjilani –Feronikeli dhe Besa-Liria.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 16.30. /Korneri.net

E premte 25 gusht
16.30_Vllaznia – Llapi

E shtune 26 gusht
16.30_Liria-Trepça ’89
16.30_Flamurtari-Prishtina
16.30_Drenica –Vëlalznimi

E diel 27 gusht
16.30_Gjilani-Feronikeli
16.30_Besa-Drita

Artikulli paraprakSpalletti i’a tregon derën ish kapitenit
Artikulli tjetërStrootman i tha “po” Juventusit, s’ka asgjë në mes klubeve ende!