Me 5 qershor nis Superliga e Kosovës në futboll me një ndeshje, për të vazhduar më pas me të tjerat gjatë vikendit.
Të premtën ia bënë sefte pas paizës së gjatë pëtr shkak të koronavirusit skuadra e Llapit që e pret në shtëpi Dukagjinin, me fillim nga ora 16.00.
Të shtunën luhen dy ndeshje Drita-Flamurtari dhe Feronikeli-Vushtrria të dyja nga ora 16.00, kurse të dielën luhen edhe tri ndeshjet e fundit.
Nga ora 16.00 luhen përballjet Ballkani-Drenica dhe Gjilani-Trepça ’89, kurse nga ora 18.00, Prishtina e pret Ferizajn. /Korneri.net