Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e paraparë për shtunën ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës nuk do të luhet, për shkak se Ballkani është i zënë në ndeshjet kualifikuese në Conference League përballë Shkupit, që luhet të enjtën në ora 21.00, shkruan Korneri.net

Të shtunën do të luhen dy ndeshje, Llapi-Trepça 89’ dhe Drita-Dukagjini me fillim nga ora 17.00, ndërsa të dielën dy ndeshjet tjera, Ferizaj-Prishtina dhe Gjilani-Malisheva. /Korneri.net

Artikulli paraprakChelsea niset për Gordon
Artikulli tjetërMilan dhe Inter e refuzuan, Atl.Madrid bileta e fundit për Ronaldon