Me 2 dhe 3 qershor, edhe zyrtarisht do të kthehet futbolli kosovar.
Me ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës, sërish topi do të rrokulliset nëpër fushat e blerta të stadiumeve tona të cilat tashmë janë në gjendje gati perfekte pas pauzës pothuajse tre mujore shkaku i koronavirusit, shkruan Korneri.net
Ekskluzivisht po u sjellim orarin e dy ndeshjeve të para të Digitalb Kupës dhe orën e saktë të tyre.
Të martën me 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luhet ndeshja Prishtina-Drenica, e cila do të fillojë nga ora 18.00. një ditë më vonë në Therandë do të luhet ndeshja Ballkani-Feronikeli që do të nis nga ora 16.00.
Duke e ditur se nëpër stadiume nuk do të ketë shikues, adhuruesit e futbollit të dyja ndeshjet mund t’i shikojnë direkt pasi transmetohen në kanalet e Supersport Kosovës. /Korneri.net