Në mesjavë nisin ndeshjet e Digitalb Kupës, që paralajmërojnë fillimin e pranverës në futbollin kosovar.
Ndërsa, të dielën staton edicioni pranveror në Vaala Superligë, që për shumë njohës të futbollit në vendin tonë, pritet të jetë gjysmëstinori më i zjarrtë, më i paqartë dhe atraktiv në historinë e futbollit tonë, shkruan Korneri.net.
Janë të gjitha skuadrat që janë përforcuar jashtëzakonisht shumë gjatë dimrit, shumica prej të cilave kanë transferuar futbollistë nga Shqipëria dhe nga e tërë bota, andaj secila skuadër i ka caktuar tashmë objektivat në pranverë, kurse lufta për titull do të jetë më e rrepta ndonjëherë.
Janë caktuar tashmë çiftet e xhiros së 19-të, e cila nis të dielën me pesë ndeshje dhe një tjetër luhet të hënën, kurse veçohen duelet fantastike, Prishtina-Llapi dhe Drita-Feronikeli.
E diel
Prishtina –Llapi
Liria –Vllaznia
Trepça ’89-Vëllaznimi
Drenica-Besa
Drita-Feronikeli
E hëne
Flamurtari-Gjilani
Të gjitha ndeshjet nisin në ora 12.30. /Korneri.net