Ja sesi do ndryshojë orari në kampionatin italian Serie A, nga edicioni 2018/19, kur edhe do të futet në tender sërish kampionati në Itali për tri vite 2018/2021, i cili sipas ekspertëve do të jetë shumëfishë më i shtrenjtë për shkak të interesimit më të madh që do të ketë bota, e sidomos Azia,shkruan Korneri.net.

Kështu do të jenë të ndara oraret e ndeshjeve.
E shtune ora 15.00, një ndeshje
E shtune ora 18.00, një ndeshje
E shtune ora 20.30, një ndeshje
E diel ora 12.30, një ndeshje
E diel ora 15.00, tri ndeshje
E diel ora 18.00, një ndeshje
E diel ora 20.30, një ndeshje
E hëne ora 20.30, një ndeshje

Pra, orari do të ndryshojë dhe nuk do të ketë më ndeshje nga ora 20.45 të cilat do të barten në ora 20.30. Të dielën do të zhvillohen maksimumi tri ndeshje, që mund të ndryshohet dhe të luhen vetëm dy sepse nga edicioni 2018/19 në Champions League do të shkojnë direkt 3+1 skuadra nga Italia, të cilat do të kërkojnëtë luajnë një ditë më herët të shtunën.

Në edicionin 2017/18 nuk parashihen ndryshimet dhe do të jetë i njëjtë si ky tani, me ndshje që luhen të shtunën nga ora 18.00 dhe 20.45, pastaj të dielën në ora 12.30 dhe të tjerat të dielën nga ora 15.00 dhe në mbrëmje 20.45. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Gattuso trajner te Milani
Artikulli tjetërDi Marzio paralajmëron “bombën” tjetër të rosonerëve!