Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Norvegjisë me rezultat bindës 5:1, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futsall, shprehen edhe më të motivuar për fitore kundër ekipit përfaqësues të Qipros, ndeshje e cila do të zhvillohet sot pasdite në orën 18.30 sipas kohës lokale. Me të drejt futbollistët e Kosovës kërkojnë fitore edhe në këtë ndeshje dhe kualifikimin për raundin tjetër të garave. Ja se çka deklaruan disa nga futbollistët për ballafaqimin me Qipron.

Shpend Brahimi, futbollist: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne sikur edhe në ndeshjen kundër Norvegjisë edhenë ndeshjen kundër Qipros do të japim maksimumin dhe të korrim fitore dhe të ecim tutje.

Alfred Prenqi, portier: Unë do të japë gjithçka që është e mundshme që të shënojmë fitoren e radhës e pse jo edhe të kualifikohemi e që unë besoj shumë se do të arrijmë qëllimin tonë.

Shkodran Loshaj, futbollist: E di që do të jetë një ndeshje e vështirë sepse secila ekip që është këtu në gara mëton kualifikimin, por ne jemi ekip homogjen, e dimë pse jemi këtu. Unë besoj se me angazhimin e të gjithëve do të arrijmë objektivin.

Gerart Hyseni futbollist: Kemi bërë një hap historik tutje  në futsall. Është një moment që e kemi pritur me dekada dhe falënderoj zotin që jam pjesë e kësaj gjenerate. Dua të falënderoj dhe të uroj gjithë shqiptarët për këtë fitore e në veçanti trajnerin Suad Keçi, i cili nuk është me neve dhe po na mungon shumë.

 

Fadil Goli, futbollist: Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ekipi i Qipros do të mundohet ta shfrytëzojë dhe faktin se është vendas, por besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve tëcilët shumë besojnë në kualifikim dhe do të arrijmë ta prekim Euro 2018.

 

Artikulli paraprakAgjenti i Hysajt përmed dy klubet londineze për qershor!
Artikulli tjetërZyrtare: N’Zonzi vazhdoi kontratën, Juventusi mbetet i habitur