Në mbrëmjen e të shtunës në “Elbasan Arena” u zhvillua ndeshja me Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Që lojtarët tanë nuk kishin pikën e dëshirës për të luajtur, u pa shumë qartë nga të gjithë sportdashësit në stadium edhe jashtë tij.

1.Izraeli është një shtet “i paprëkshëm” dhe shumë i fuqishëm. Nga investimet e bëra në futboll ata janë “me premisa” pasi po rritet një brez premtues. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Federatës Kombëtare Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Izraeljane. Ata shpresojnë në kualifikim, pasi “besojnë” tek futbollistët e tyre, por përballë Spanjës dhe Italisë duket e pamundur.

2.Fitorja e Izraelit kuotohej me një koeficent të lartë. Fitorja në pjesë të parë dhe të dytë, pra 2/2, e kishte koeficentin 6. Rezultati i saktë 0-3 kuotohej me koeficent 50. Në rrjetet sociale, dy orë para ndeshjes, një portal online nxori këtë sekret, ndoshta dhe pa e ditur që do të bëjë gjithë këtë “zhurmë”. Hidhet hipoteza për baste që mund të kapin shumën e mijëra eurove të vendosura nga njerëzit respektivë në tregun aziatik. Nëse hipoteza është e vërtetë atëherë fitimi mund të llogaritet me miliona euro.

Artikulli paraprakShqipëria, Kosova apo Italia, ja cilën fanellë do të vesh talenti shqiptar i Milanit
Artikulli tjetërFaruk Statovci e kishte refuzuar Maqedoninë, por ja çka i kishte bërë Kosova (VIDEO)