Numri një i Lirisë, Drilon Hodaj është operuar me sukses.
Operimi është kryer të enjten në Qendrën Spitalore në Prizren, dhe sipas mjekëve dhe vetë gardianit Hodaj, operimi në këmbën e majtë kaloi mirë, shkruan Korneri.net
“Ishte një ndërhyrje e lehtë kirurgjike në këmbën e majtë. Sipas mjekëve pres që brenda dhjetë ditësh të kthehem në stërvitje”, ka deklaruar Hodaj.
Ai vizitua nga drejtori Erxhan Dana dhe bashkëlojtarët, të enjten pasdite, pasi u lëshua në shtëpi, e që vazhdon trajtimin tutje.
Klubi i uron shërim të shpejtë dhe kthim në fushë. /Korneri.net