Presidenti i Lens, Joseph Oughourlian, nuk do ta pengojë Lois Openda të largohet nëse për të do të bëhet një ofertë bindëse.

Duke folur për mediet franceze, Joseph Oughourlian, u shpreh se në rast se një klub i madh kërkon ndonjë prej lojtarëve të tij atëherë do ta diskutojë lëvizjen me stafin.

Nëse një klub i madh vjen për një nga lojtarët tanë, ne do të flasim me stafin dhe do të jemi të përgatitur. Ne nuk kemi gjithmonë kontroll mbi këto gjëra,”-tha kreu i Lens, duke përçuar një mesazh drejt klubeve si Milan apo Arsenal, të cilët prej kohësh e ndjekin me vëmendje sulmuesin Openda.

Artikulli paraprakMilan fitoi te Juve, siguroi Ligën e Kampionëve, kurse biankonerët jo
Artikulli tjetërDy gjenerata futbollistësh kosovarë në Split, Prishtina 2022 në turneun e madh