Luis Enrique ka deklaruar se në fund të edicionin nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, ndërsa menjëherë kanë nis të spekulohen pasardhësit e tij.
Edhe pse një natë më herët u bisedua se Massimiliano Alegri mund të jetë në stolin e blaugranëve, tashmë vjen lajmi direkt nga Spanja ku thuhet se 53-vjeçari Ernesto Valverde, pas përfundimit të këij edicioni do të largohet nga Atl.Bilbao për të kaluar te Barcelona.
Edhe para tri viteve Barcelona e kishte në shënjestër këtë trajner të ashtuquajturin “bubërreci”, por atë botë ai nuk deshti të largohej nga Bilbao, por tash gjërat kanë ndryshuar dhe Valverde pritet të merr në duar klubin e madh spanjoll dhe evropian.
Barcelona e adhuron futbollin e buklur, dominues dhe efikas, elemente këto të lojës të cilat i aplikon vet Valverde si adhurues i lojës së bukur.

Ka indikacione se edhe trajneri i Sevillas, Jorge Sampoli mund të jetë i pari i Barcelonës pasi këtë e duan tifozët.

Artikulli paraprakJa pse Ibrahimovic këtë stinor do të mbetet pa miliona!
Artikulli tjetërMan City e bëri të ditur çmimin e Agueros: Pak e çuditshme!