Një gazetar që mori pjesë në sesionin e rregullt stërvitor të Real Madridit, mori një palë kujtime të papritura.
Gjatë stërvitjes që i kryente kampioni aktual evropian Real Madrid, gazetari-kameramani Lorenzana Prieto, i cili punon në stacionin televiziv spanjoll në gjuhët angleze, Univision Deportes Netëork, u godit goxha fortë në fytyrë nga Cristiano Ronaldo, përcjell Korneri.net
Ronaldo duke dashur të gjuante fortë në drejtim të portës, e qëlloi pa dashje kameramanin i cili mori një plagë të vogël, por edhe një fanellë të Ronaldos i cili ia dhuroi menjëherë pasi pa se Prieto kërkoi ndihmën e mjekut.
Këto gjëra kanë ndodh dhe do të ndodhin sërish, mirëpo personat e tillë mund të konsiderohen me fat pasi përveç një goditje të tillë në kokë mund të kenë kujtimë të mira në yjet e futbollit, por edhe dhurata të tyre, kurse të kesh direkt nga një lojtar si Ronaldo një kujtim të tillë është diçka e madhe dhe e pashpjegueshme. /Korneri.net