Sipas raporteve më të fundit nga të përditshmët angleze, zyrtarët e klubit modest West Bromwich Albion kanë dërguar në drejtim të Manchester United një ofertë prej 15 mln euro për Morgan Schneiderlin.
Nuk dihet akoma se cila do të jetë përgjigja e zyrtarëve të United dhe nëse bazohemi në një deklaratë të Mourinhos gjatë ditës së djeshme, i cili tha se përpos Sam Jonhstone nuk do të ketë largime nga ekipi gjatë janarit, atëherë është pak e besueshme se një operacion i tij të mbyllet në favorin e WBA-së.