Mauricio Pochettino po mundohet që shumë shpeht të ndërtojë një super skuadër.

Janë disa emra që pop o flitet se PSG i dëshiron mundësisisht gjatë dimrit, kursr të tjerët për afatin veror, dhe të gjithë këta futbollistë janë emra të mëdhenjë, përcjell Korneri.net

Shembulli i fundit është anëtari i Juventusit, Paulo Dybala, i cili kërkohet me seriozitet maksimal nga klubi i pasur francez, që po mundohet ta shfrytëzojë rastin me argjentinasin i cili nuk e ka vazhduar ende kontratën me Juventusin, pasi po kërkon pagë më të lartë, kurse klubi italian nuk e ka ndërmend t’ia plotësojë kushtet.

Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit në shkurt për t’i dhënë një përgjigje ofertës së rinovimit prej 10 milionë eurosh në sezon, por PSG mund t’i ofrojë atij 15 milionë euro neto, një shifër që bardhezinjtë as që mund t’i afrohen. 60 milionë euro janë të gatshme, shifër kjo mjaftë e mirë për biankonerët të cilët sigurisht se do të kërkojnë së paku edhe 10 milionë më shumë që ndoshta marrëveshja të finalizohet në gjysmë të rrugës. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here