Ashtu si verën e kaluar, Atletico Madrid është kthyer, ose më mirë, ata do të kthehen për ta transferuar Fabian Ruiz.

Për mesfushorin e lindur më 1996, 50 milionë euro ishin gati, por dikur anëtari i Betis ishte përgjigjur me një “jo” të prerë. Tani, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë edhe në një mënyrë radikale dhe për këtë arsye Napoli do të duhet të ngrejë një mur të lartë dhe rezistent, përcjell Korneri.net

Fabian Ruiz ka një kontratë që i skadon në vitin 2023, por nuk ka në plan ta zgjasë më tej për momentin. Kjo është një shenjë se diçka në qëllimet e spanjollit ka ndryshuar dhe se Atl.Madrid mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakLakers ia bëri sefte, çfarë fitore bindëse të Clippers dhe Nets
Artikulli tjetërCastillejo kthehet në La Liga, ja çfarë Milan mund të përfiton