Sipas raporteve më të fundit në mediat britanike, trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte synon që gjatë këtij muaji ta blejë reprezentuesin italian, Marco Verratti.
24 vjeçari është duke i kërkuar nga disa klube evropiane, por siç shkruajnë mediat në ishull, londinezët insistojnë ta bëjnë të vetin Verratin.
Tekniku italian e admiron lojtarin më të cilin ka punuar tek Kombëtarja e Italisë, i cili në rast të transferimit në Stamford Bridge, do të kap shifrën rreth 70 milionë euro.
Kujtojmë se mesfushori italian në vitin 2012 iu bashkua PSG-së për çmimin 10.2 milionë euro.