Memphis Depay do të jetë zëvendësuesi  i Vlahovic, për këtë është i bindur Tuttosport dhe i raporton shifrat e propozuara holandezit dhe atë zyrtarisht, për të cilin pritet një përgjigje në orët në vijim.

Juventus i ka ofruar kontratë trevjeçare nga 6 milionë euro në sezon, plus  bonuse. Biankonerët presin që sulmuesi të çlirohet nga Barcelona, ​​shenjat janë pozitive dhe shpresa është që ai të zbarkojë në Torino javën e ardhshme, shkruan Korneri.net

Do të ishte një tjetër emër i madh për Juven dhe vet futbollin italian, sepse bëhet fjalë për lojtarin më të mirë holandez të momentit, dhe një plus i madh për trajnerin Allegri në fazën ofanzive. /Korneri.net

Artikulli paraprakShikoni daljen e Ronaldos nga fusha pas 0:4 ndaj Brentford
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Chelsea-Tottenham