Real Madrid e ka rrit ofanzivën për të ardhur te talenti i madh spanjoll Fabian Ruiz.
Duke e parë rritjen e tij enorme në cilësi nga muaji në muaj, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e di shumë mirë se si duhet të veprojë për të marr maksimumin tani nga lojtari, duke ia vënë klauzloën e largimit prej 100 milionë eurosh, përcjell Korneri.net
Pavarësisht këtij fakti nga ana tjetër presidenti i Realit, Florentino Perez, ka një ide shumë të mirë për të ardhur te lojtari aq shumë i dëshiruar. Perez dhe Zidanë janë gati të ofrojnë para dhe kartonin e njërit prej futbollistëvem, Luka Jovic dhe James Rodriguez. Napoli mundet të zgjedh, gjithmonë nëse vendos ta shet futbollistin e jashtëzakonshëm. /Korneri.net