Se Real Madridi e dëshiron me çdo kusht portierin David De Gea kjo nuk është fshehtësi pasi ka dy vite që mbretërit po mundohet ta sjellin në Santiago Bernabeu, ndfërsa para dy viteve ishte shumë afër një transferim i tillë, por dështoi për pak minuta para fundit të afatit kalimtar veror.
Tash gjërat kanë ndryshuar edhe pse ende reprezentuesi spanjoll po e përmend dëshirën e tij që të rikthehet në Madrid, prej na kaloi në Old Trafford, por nga Atletico.

Nga ana tjetër Jose Mourinho dhe Manchester United e kanë një ide apo më saktë ofertën e fundit për Real Madridin. Si shkëmbim me De Gea ata kërkojnë mesfushorin kroat Luka Modric.
Është vështirë që kjo ndodh për faktin se Realin nuk mund ta kushtëzoj asnjë skuadër në botë, sepse është vet klub i cili u blen lojtarët më të mirë të gjithë rivalëve, e në këtë rast United do ta ketë të ëvshtirë ta mbajë gjatë De Gea në portën e tyre, pasi nuk do të mund t’iu rezistojë ofertave dhe presionit të madh.

Artikulli paraprakTifozët nisen drejt “Renzo Barbera-s”!
Artikulli tjetërYlli islandez i frikësohet Kosovës