Ndeshjet e tij të fundit ishin fantastike, e sidomos në ndeshjen kualifikuese kundër Francës. Ai e neutralizoi mbrojtësin Sidibe dhe tërë krahun e djathtë të francezëve, por Suedia e humbi ndeshjen në fund 2:1.

Fjala është për 22-vjeçarin Ludwig Augustinsson, i cili po mahnitë me prezantimet e kohëve të fundit.Ishte shumë afër Palermos para një viti, por skuadra e tij Copenhagen nuk u morr vesh për pak me ekipin italian, kurse gjatë verës që lam pas refuzoi Liverpoolin dhe West Hamin.

Sipas lajmeve të fundit Milan ka shpeshtuar bisedimet me menaxherin e lojtarit dhe klubit suedez, ndërsa priten bisedime të reja javëve të ardhshme pasi Milan e konsideron shumë futbollistin që është zbuluar se si i ri ka qenë i dashuruar te skuadra e madhe italiane Milan.

Artikulli paraprakUnike: Nëse Nice shpallet kampion në Ligue 1, Balotelli do të bëjë çmendurinë më të madhe në jetën e tij
Artikulli tjetërBarazim i drejtë në San Siro