Real Madridi dhe Barcelona do të takohen për herë të 234-t në total dhe të dytën herë për këtë sezon në “El Clasico”, e cila do të zhvillohet të dielën, në “Santiago Bernabeu”. Dy ekipet u ndanë në barazim 1-1, në përplasjen e parë të këtij sezoni, e cila u mbajt në Barcelonë, më 3 dhjetor.

Sergio Ramos i Real Madrid shënoi një gol barazimi në minutën e 89-të. Barcelona fitoi 4-0, kur ekipet luajtën në Madrid, në nëntor 2015, por Real Madridi ka një avantazh të gjatë në rivalitet, me 93 fitore kundrejt 91 të tillave të Barcelonës (49 herë janë ndarë në barazim). Kësaj here, fitorja duket e domosdoshme për Barcelonën, e cila ndodhet tri pikë prapa Real Madridit në tabelën e klasifikimit.

“Los Blancos” kanë edhe një ndeshje të prapambetur, në dorë. Pavarësisht kësaj, kryesimi i Real Madridit është më i madhi ndaj Barcelonës në La Liga që prej sezonit 2011-2012, kur fitoi La Liga-n për herë të fundit.Sipas “According to FiveThirtyEight’s Soccer Power Index” (SPI), Real Madridi do të ketë 99 përqind shanse për ta fituar titullin kampion nëse mund të dielën Barcelonën.

Lionel Messi i Barcelonës është golashënuesi kryesor në “El Clasico”, me gjithsej 21 gola, para 16 golave ​​të shënuar nga Cristiano Ronaldo i Real Madridit. Argjentinasi ndërkombëtar, megjithatë, është mbajtur pa gol në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në “El Clasico” dhe, që nga 2009-2010, sezoni i parë i Ronaldos me Real Madridin, 16 golat e portugezit janë gjithsej më shumë se të Messit.

Duhet të shënojë dy herë Messi të dielën, që ai të rrumbullakosë 500 gola zyrtarë për Barcelonën. Me 29 gola në këtë sezon, Messi është i pari në La Liga.Ai ka shënuar më shumë gola se Ronaldo, ndërsa ka mesatarisht më pak goditje për ndeshje. Ronaldo ka shënuar 19 gola në këtë sezon, duke e vendosur atë të tretin në La Liga, pas Messit dhe Luis Suarez të Barcelonës.

Sidoqoftë, këto gola janë më të pakët në 31 ndeshje, pasi ai shënoi vetëm 18 gola në sezonin e tij të parë me “Los Blancos”, më 2009-2010. Në “El Clasico” e së dielës do të mungojë Neymar, i cili është pezulluar për tri ndeshje, në pritje të një apelimi përfundimtar, pasi mori karton të kuq kundër Malaga, më 10 prill. Ndërkombëtari brazilian ka tre gola dhe tre asiste kundër Real Madridit, që kur u bë lojtar i Barcelonës, në sezonin 2013-2014. Ai, gjithashtu, kryeson listën e asisteve të Barcelonës, me 19 të tilla dhe 114 shanse të krijuara, në të gjitha garat, këtë sezon.Luis Suarez, i dyti në La Liga, me 23 gola, shënoi për Barcelonën në “El Clasico” e dhjetorit, por nuk ka shënuar në katër ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat.

Ai, gjithashtu, ka shtatë gola më pak se sa kishte në këtë pikë të sezonit të kaluar. Sa për Real Madridin, një dëmtim i këmbës mund ta pengojë Gareth Bale, që të luajë të dielën. Bale, heroi i Real Madridit në finalen e “Copa del Rey” kundër Barcelonës, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 3 herë këtë sezon, më pak se më parë, në këtë pikë, që kur u bashkua me “Los Blancos” në sezonin 2013-2014. Kjo do të thotë se më shumë mund të pritet të dielën nga Alvaro Morata dhe Karim Benzema, të cilët, secili ka nga 17 gola në të gjitha garat.

/telesport

Artikulli paraprakDo ta drejtoni Romën? Ja si është përgjigjur Unai Emery….
Artikulli tjetërLazio – Etrit Berisha, ky është lajmi i fundit….