Plisat kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit të qytetit në Pejë. Tashmë tifozët e flaktë të Prishtinës në mënyrë të organizuar kanë filluar të stërmbushin shkallët e stadiumit “Shahin Haxhiislami”, ku do të përkrahin skuadrën e zemrës në një ndeshje për jetë e a vdekje sa i përket titullit kampion i Republikës së Kosovës.