Për PSG lajm i keq, ndërsa për Brazilin jo shumë.
Lëndimi i pësuar nga Neymar është më serioz se sa pritej. Sulmuesi fluturoi në vendëlindjen e tij në Brazil, atje ku do të duhet të operoj këmbë, përcjell Korneri.net
“Neymar pësoi një thyerje në kockën e pestë metatarsale, nuk është një frakturë, por një frakturë e rëndësishme në një kockë të këmbës”, ka deklaruar para mediave të shumta Rodrigo Lasmar, doktori i përfaqësueses së Brazilit.
“Ne do ta bëjmë këtë operacion të shtunën në mëngjes në Belo Horizonte, por faza e rimëkëmbjes përfshin dy deri në tre muaj “, ka përfunduar Lasmar, andaj Brazili nuk shqetësohet shumë sepse për kampionatin botëror Neymar do të jetë i gatshëm. /Korneri.net