Një humbje që ka shkaktuar zemërim në radhët e Napolit. E tillë po rezulton disfata e të kaltërve në “Juventus Stadium” ku zhvilluan një nga ndeshjet më të mira seznale, por nuk arritën të rrëmbenin asnjë pikë. Trajneri Maurizio Sarri ka ende shumë probleme për të zgjidhur, por një çështje delikate është edhe ajo që ka shpërthyer. Lorenzo Insigne nuk u pajtua me vendimin e trajnerit për ta zëvendësuar dhe Sarri nuk zgjedh fjalët dilomatike për të kritikuar sulmuesin italian. “Inzigne kur zëvendësohet duket të heshtë”, u shpreh trajneri pas ndeshjes. Episodi u regjistrua në minutën e 60 kur Sarri vendosi të zëvendësonte Insignen me Giaccherinin dhe tekniku kërkon që lojtarët e tij të jenë më të disiplinuar.
“Nëse ka diçka për të sqaruar do ta bëjmë gjatë ditëve të ardhshme. E zëvendësova sepse nuk ishte mirë fizikisht”, sqaron 57-vjeçari. Në vijim, ai përqëndrohet te ndeshja duke theksuar se Napoli meritonte te dilte me pikë nga “Juventus Stadium” por gabime të tilla në mbrojtje ndaj një skuadre si Juventusi janë të pafalshme. Një tjetër moment kulminant i mbrëmjes torineze ishte edhe përqafimi me Gonzalo Higuain dhe Sarri tregohet një zotëri i vërtetë duke mbyllur përfundimisht polemikat në lidhje me argjentinasin. “Kur je i zemëruar me djalin tënd por vazhdon ta duash. Kjo është ajo që mendoj për Higuain. Ai ka bërë vetëm mirë për mua edhe pse më lëndoi me transferimin te Juventusi. Është një njeri me të cilin mbetem shumë i lidhur dhe ndoshta pas 10 viteve do të flas ende me të”, theksoi në fund trajneri i skuadrës së Napolit./SS/.