Njëra ndër aventurat më të shkurtëra në karrierën e tij ka qenë kjo me klubin spanjoll Valencia. Për trajnerin e njohur italian Cesare Prandelli, përfundoi misioni në La Liga pasi rezultatet e dobëta e sidomos loja anemike e lojtarëve ka bërë që ai të shkëputë kontratën dhe të largohet. Një fitore, tri barazime dhe katër humbje ishte bilanci në total për strategun italian ën krye të Valencias, dhe pas vetëm tre muajsh i tha lamtumirë dikur kampionit spanjoll dhe nënkampionit evropian.

Artikulli paraprakPaga mujore në La Liga, ja cili klub shpenzon më së shumti në këtë aspekt
Artikulli tjetërGuardiola: Manchester City nuk mund të krahasohet me historinë e këtij klubi