Trepça 89 vazhdon me rezultate fantastike pasi ka shënuar fitoren e pestë në Superlig, për tu ngjitur në krye të futbollit kosovar. Mitrovicasit kanë mposhtur me plotë meritë në “Riza Lushta”, Lirinë me rezultat 2-0.

Fati i këtij takimi u vulos gjatë pjesës së parë me golat e kapitenit Idrizi 23′ e afrikanit John 44′, që shënuan për fitoren e skuadrës nga Mitrovica.

Trepça89 aktualisht mbanë pozitën e liderit me 15 pikë, kurse Liria është në pozitën e tetë me 6 pikë të tubuara.

Artikulli paraprakMou: Më kritikuan? Futbolli është plot me Ajnshtajnë
Artikulli tjetërFanelat e reja të KB BASHKIMI PRIZREN