Tifozët prishtinas ‘Plisat’, vazhdojnë të protestojnë ndaj klubit të basketbollit Sigal Prishtina, në lidhje me përforcimin e ri Drilon Hajrizi. Mitrovicasi ndonëse një nga basketbollistët më të mirë vendorë nuk gëzon rrespekt te Plisat, andaj këta të fundit pohojnë se ish basketbollisti i Pejës, nuk do të mund ti reprezentoj ngjyrat e kryeqytetit.
Një protestë simbolike ndodhi sot në shkallët e pallatit të rinisë nga tifogrupi prishtinas, mirëpo përkundër saj kampioni aktual kosovar nuk ishte i pranishëm në ushtrime, pasi skuadra gjindet jashtë vendit sipas “Plisave”.

Artikulli paraprakZyrtare: Shitet klubi i Elbasinit tek anglezët
Artikulli tjetërMourinho nuk njeh sukses, ish-sulmuesi i Francës zbulon problemin e tij