Napoli e ka fituar përballjen e sontme ndaj Milanit me rezultat 2:1, duke ruajtuar distancën me përcjellsin më të afërt të kreut Juventus.

Insigne dhe Zielinski shënuan golat e fitores së napolitanëve.

Duhet theksuar se Milan nuk tregoi asgjë në këtë ndeshje duke mos rrezikuar asnjëherë seriozisht portën e Reina, por në minutat e fundit Romagnoli shënoi një supergol nga jashtë zonës.

Pas 13 xhirove Napoli është në vendin e parë me 35 pikë, kurse Milan në të 7-tin me 19 pikë të tubuara./Korneri.net.

Artikulli paraprakMe Pogba standart dhe Ibrahimovic në minutat e fundit, Man. United kompletoi “pokerin” ndaj Newcastle
Artikulli tjetërDerbi i Madridit mbyllet pa gola