Marko Reus nuk do të largohet nga Borussia Dortmund. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori sportive i klubit gjerman, Michael Zorc duke shuar zërat që e parashikonin lojtarin që të kaloi te Arsenali.

Sipas medias gjermane, “topgjnjtë” e kishin vënë në shënjestër që një kohë të gjatë Reus-in, me të cilin synonin të zëvendësonin Alexis Sanchez i cili në derën e largimin pasi nuk po e vazhdon kontratën. Por, Zorc e bëri të qartë se asgjë nga sa është publikuar së fundmi në lidhje me të ardhmen e Reus nuk është e vërtetë.

“Nuk do të humbas kohë me përgënjeshtrimin e lajmeve të pabaza”, tha Zorc për të përditshmen Bild. “Nuk di asgjë në lidhje me një largim të mundshëm të Reus”, kurse edhe nga ana tjetër vet lojtari ka deklaruar se nuk asgjë në këtë botë që mund ta largoj atë nga Dortmundi, vetëm nëse këta të fundit mendojnë ndryshe.

Artikulli paraprakPërfundoi zyrtarisht kampionati për yllin e Milanos
Artikulli tjetër“Harrone titullin dhe Chelsea, të përfundojmë të dytit”