Reali i Madridit duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga francezi Karim Benzema, për të cilin flitej se mund të largohet nga klubi mbretëror në fund të edicionit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali  do t’i ofrojë sulmuesit vazhdimin e kontratës që skadon në verën e vitit 2019.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve ideja te drejtuesit e Realit të Madridit është zgjatja e kësaj kontrate deri në vitin 2021 ose 2022 si për t’i treguar besimin që ka Zidane te ai dhe për t’i larguar përfundimisht klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Me kontratë të re e cila do të jetë e dyta për francezin, ai do të ketë pagë edhe shumë më të lartë, prandaj thuhet se kjo çështje praktikisht është e mbyllur dhe pritet vetëm dita kur palët do të ulen në tavolinë.

Këtë vit, francezi ka shënuar 12 gola në 1756 minuta të luajtura, ndërkohë që në 2015/2016 ai shënoi 28 gola në 2597 minuta. Fakti më pozitiv për Benzema është se ai tashmë është në kuotën e 173 golave me fanelën e Realit, golashënuesi i 8 më i mirë në historinë e klubit madrilen.

Artikulli paraprakZyrtare: Maradona me pozitë të re
Artikulli tjetërZyrtare: Ky është goli i muajit në Premier League [VIDEO]