Si shkon Evropa, duhet të ecim edhe ne.
Pasi klubet evropiane kishin shfaqur mendime të ndryshme për ta ndryshuar rregullin e zëvendësimeve brenda një ndeshje nga tre në pesë, UEFA dhe FIFA e dhane dritën e gjelbër që kjo të aplikohet në çdo kampionat, shkruan Korneri.net
Sigurisht se për klubet kosovare një rregull i tillë është shumë i mirë se ardhur, prandaj FFK-së, ka marr vendim që edhe në futbollin tonë të aplikohet ku rregull i ri që deri në fund të këtij edicioni të mbetet në fuqi rregulli me pesë zëvendësime.
“Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ai do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Kupës së Kosovës ashtu edhe në kampionat “.
Ky rregull në masë të madhe do t’iu ndihmoi trajnerëve që t’i ruajnë futbollistët nga lëndimet e mundshme dhe të pritshme pas pauzës së gjatë, si dhe taktikisht t’i shfrytëzojnë ato në minutat e fundit të ndeshjeve. /Korneri.net