Klubi i parë që siguroi plasmanin në premier League nga Championship, është skuadra simpatike Brighton&Hove Albion. Pulëberdhat kanë shënuar fitore 2:1 ndaj Wigan dhe nga edicioni i ardhshëm 99.99% do të mirëpresin në shtëpi skuadrrat si Chelsea, Man.United, Livepool, Arsenal…

Skenari i vetëm që ata të luajnë play-off është nëse i humbin tri ndeshjet e fundit, dhe Huddersfield t’i fitoj të trija dhe atë me golavarazh 20:0.
Pikërisht sonte Huddersfield luan kundër Derby County, dhe nëse nuk fiton Brighton është në elitën e futbollit anglez.

Herën e fundit kur Brighton ishte pjesë e elitës ka qenë viti i largët 1983, dhe që nga atëherë e deri në vitin 2016, ata nuk kishin as stadium modern pasi ai në të cilën ka luajtur deri para katër viteve ka pasur kapacitet prej 8850 vendeve prej të cilave vetëm 1500 kishte ulëse, dhe besoni apo një kohë ky stadium ka qenë edhe kopsht zologjik. Për të siguruar para për klubin që ishte shumë afër falimentimit para gati 1o viteve, lojtarët zhvisheshin në mënyrë që të përfitonin para, kurse bizneset e vogla jepnin para vullnetarisht për ta mbajtë skuadrën gjallë.

Kriza nisi të largohej nga viti 2014, kur Brighton nisi të bënte para duke luajtur në Championship, kishte rezultate të mira, ishte afër të plasohej në Premier League, mirëpo e kishte humbur lojëne barazhit, ndërsa këtë herë duket se ëndrra e tyre e gjatë po realizohet.

Brighton është jo larg nga Londra, vetëm 50 minuta nga kryeqyteti anglez, pork a një tifozeri të zjarrtë që udhëtojnë edhe nga vendet e afërta drejtë stadiumit të ri dhe modern Falmer Stadium kapaciteti i të cilit është 30.750 ulëse.

Artikulli paraprakI gatshëm..edhe për gol!
Artikulli tjetërFOTO/ Tronditet Chelsea, lamtumirë Legjendë