Karius dhe Bale, ishin protagonistët apsolut në finalen e Kievit.
Real Madridi për herë të 13. në histori të klubit dhe për herë të tretë me radhë, e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve pasi në finale mposhti lehtë Liverpoolin 3:1, shkruan Korneri.net
Mbretërit pa asnjë dyshim nuk kanë rivalë në garat evropiane sepse nuk shohin asgjë dhe askënd përpara, andaj viktima e radhës ishte Liverpool i Jurgen Klopp, i cili po del të jetë i lindur për disfata tyë mëdha në finale.
Pjesa e parë nuk ishte aspak e mirë, me disa raste që nuk shtë se ngritën adrenalinën në maksimum, por e dyta shpërtheu me gola dhe gabime amatoreske të portierit Karuis.
Para se të dalim në pjesën e dytë duhet të theksojmë se Muhamed Salah pas një dueli me Sergio Ramos, pësoi lëndim në krahun e majtë dhe u desht të largohej nga loja, mirëpo nuk duhet në asnjë moment të thuhet se Liverpool do të mund të bënte më shumë ndaj një gjiganti siç është Real Madridi.
Portiere Karuis ia fali golin e parë Karim Benzemas, i cili shënoi një prej golave më të çuditshëm t tij në karrierë, kurse nuk vonoi shumë kur Sadio Mane e barazoi rezultatin.
Me inkuadrimin në lojë të Gareth Bale, gjërat ndryshuan në fushën e lojës. Uellsiani shënoi ndoshta golin më të bukur në finalet e Ligës së Kampionëve, me një gjuajtje gërshërë, ndërsa i njëjti me një goditje tepër të fortë nga rreth 30 metra, mposhti portierin Karuis, që reagoi dobët andaj ky ishte grushti i fundit për skuadrën angleze. /Korneri.net